E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humori i Dylgjerit: ‘Po me Lucën nuk ka ngrënë ky Peshku i Madh i FBI-së?
Sot

Humori i Dylgjerit: ‘Po me Lucën nuk ka ngrënë ky Peshku i Madh i FBI-së?

Ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, jo vetëm që kishte lidhje të ngushta me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, por ai e kishte Shqipërinë si shtëpinë e tij.

Dashnorja e tij e zemëruar, e cila e denoncoi te FBI, thotë se ai bënte vizita në mënyrë intensive në Shqipëri. Përveçse është dekoruar nga një kryebashkiak i Edi Ramës, ai ishte fotografuar duke ngrënë darkë me kryebashkiakun tjetër të Edi Ramës, Safet Gjicin.

Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar me një ‘perlë’ pas këtij lajmi.

POSTIMI I PLOTE

Reforma: U bë në Shqipëri e pëlciti në FBI!

Po me Lucën nuk e paska ngrënë një peshk ky Peshku i Madh i FBI-së? Vetëm gica ha ky?

Por gjithsesi duhet vlerësuar. Ishte i planifikuar. Se e filloi “peshkimin” nga lart, Kosovë, Mal i Zi, Tropojë, Kukës, Shkodër… e po zbriste në Jug.

Po ç’e do?

Fati i zi. Nuk ishte e thënë. Çfarë të bën dashnorja, nuk ta bën senatorja! Ia theu grepin.

Thonë se e fillonte darkën me pyetjen: A dini anglisht?

Gicat në kor përgjigjeshin: Ca me gojë e ca me gisht!

Ok- u thoshte: Happy New Year!

Po s’e gëzoi Vitin e Ri… Reforma Kim në drejtësi triumfoi. Reformë vizionare.

U bë në Shqipëri dhe pëlciti në FBI!

Big fish! Urime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.