I dashur Luli ! Bëjeni për të mirë e Shqipërisë!
Dy fjalë Z Basha
I dashur Luli,
Sot ti ke hedhur nje hap të rëndësishëm në të ardhmen tënde! Sigurisht ke zhgenjyer militanët dhe bashkpunëtorë, por nuk je I vetmi. Edhe z Rama po kështu ka vepruar.
Unë e vleresoj këtë hap që të dy keni hedhur. Jo se besj se tashmë lumturia do mbrrijë tek populli, jo se besoj se Shqipëria do ketë ditë të bukura e qetësi, por sepse jam e bindur që ju do mbyllni një epokë të vjetër të politikës konfliktuale e do përgatisni terrenin për një elitë të re politike.
Unë ju përshëndes dhe ju mbështes, sepse besoj se të dy ju, merituesit e kësaj marrveshje, do keni gjetur gjuhën për të prerë litarët që ju kanë mbajtur lidhur në hapat tuaj politikë.
Por sot po ju drejtohem vetem Ju si lider I opozitës zyrtare. Ju keni shansin që e krijoi koha dhe ju vetë, që të coni në parlament figura të shkëlqyera të këtij vendi.
Veproni si partitë e Kosovës: Coni në Parlamentin e ardhshëm njerëz me integritet e jo militantë. Hiqni dorë ngë “të fortët” dhe konfliktualët! Hiqni dorë nga cuarja në Parlament të “fëmijëve” që ju mund ti përdorni nesër si kukulat tuaja! Ju mund dhe duhet ta bëni këtë.
Momenti historik ju a solli ne dorë ju dhe jo Edit. Edi e ka bërë zgjedhjen e tij. Ju keni ende kohë. Bëjeni dhe do mundësoni një Parlament më të mirë dhe ju vete do ndjeheni më I lirë !
Bëjeni sepse do ti bëni një të mirë të madhe Shqipërisë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




