E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I gjithë populli politikan!
Sot

I gjithë populli politikan!

Denis Dyrnjaja

Shqiptarët janë populli qe merren më shumë me politikë se çdo popull tjetër në Europë, por me gjasë edhe në botë. Dhe kjo ka një arsye domethënëse. Merret i gjithë populli me politikë nga mëngjesi deri në darkë, sepse realisht politika vetë është kaq amatore, sa njerëzit e gjejnë veten të njëllojtë me ata që merren me politikë dhe me të drejtë në fakt kur sheh kush i përfaqëson dhe kush pretendon t’i përfaqësojë. Është gati gati si tregjet e rrugës, pa norma, pa rregulla, pa moral, pa besë, plot mashtrime, devijime, spekulime, pa dinjitet, pa nivel dhe pa skrupull.

Dhe parë në këtë realitet njerëzve u duket si e përditshmja e tyre si tregu pa rregulla te lagja, pa licencë, pa siguri, me produkte false, me tregtare spekulantë që mashtrojnë pa pikë turpi e sedre. Në Gjermani, Francë, Angli, Itali e gjetkë politikanët merren me politikë e populli merret me ta vetëm ditën e zgjedhjeve. Kurse këtu fushata zgjedhore hyn e del formalisht në fuqi, sepse në fakt jemi tërë kohës në fushatë zgjedhore.

Dhe kjo falë një profili të ulët profesional e moral të atyre që pretendojnë se merren me politikë dhe kanë zbritur stekën aq poshtë, deri në degjenerim sa tani të gjithëve iu duket vetja edhe politikanë, edhe kritikë, edhe analistë, edhe gazetarë, edhe popull njëkohësisht. Dikur në diktaturë kemi qenë gjithë populli ushtar, sot jemi gjithë populli politikanë. Në të dy rastet indoktrinimin e kemi nga politika dhe atëherë dhe sot, amatore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.