E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I GJITHE PUSHTETI SOCIALISTEVE
Sot

I GJITHE PUSHTETI SOCIALISTEVE

Kapja e te gjithe pushteteve vjen si kushtrim bolshevik qe prej revolucionit rus te tetorit.
Plot njeqind vjet me pare, ne nje fjalim te mbajtur ne shtator 1917-es, Lenini do e sqaronte kete ceshtje: “Pushteti sovjeteve do te thote riformim rrenjesor i te gjithe aparatit të vjetër shtetëror, atij burokratik që pengon çdo gjë demokratike.
Ajo do të thotë ta heqim qafe këtë aparat e ta zëvendësojmë atë me një aparat të ri vërtet demokratik të sovjetëve, domethenë me shumicën e organizuar dhe të armatosur të popullit – punëtorët, ushtarët dhe fshatarët.
Ajo do të thotë që shumica e popullit të ketë iniciativën dhe pavarësinë jo vetëm në zgjedhjen e deputetëve, por edhe në administratën shtetërore, në kryerjen e reformave dhe një varg ndryshimesh të tjera. (…) Nuk ka rrugë të mesme.
Këtë e ka treguar përvoja. I gjithë pushteti do ju shkojë sovjetëve – si qëndrori ashtu edhe vendori”.

Se c’ndodhi më pas është një histori e njohur.

Tek ky fjalim gjejme frymen qe dominon Shqiperine prej 75 vjetesh dhe qe nje mazhoritet i ri kombetar duhet t’i japi fund.

Pushteti i dhunshëm i një bolsheviku që pretendon se qeveris me popullin, në një pushtet disproporcional mes tij dhe turmës së manipuluar dhe të joshur nga bashkëqeverisja fiktive, është një rruge të vjetër që ne e kemi vuajtur.

Perpjekjet per nje shtet modern te tipit perendimor, me ndarje dhe balancim pushtetesh, me nje demokraci ligjore dhe lidership te vertete, duhet t’i hapi rrugen nje rikthimi europian te Shqiperise…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.