I pasur jam
Edison Ypi
18.07.2017
Fshat i largët, i thellë. Anës rrugës djalë i gjallë, energjik, 13 ose 15 vjeç me cfurk në sup.
-A ta bëj një video ?
-Pse ?
-Të bëhesh i famshëm në botë.
-I famshëm jam në fshat.
-Të bëhesh i pasur ?
-I pasur jam. Kam tokë, shtëpi të re, dy makina, traktor.
-Të marrësh nuse të bukur ?
-E kam gjetur.
-Të vjedhësh, të bëhesh miliarder, të heqësh stresin duke humbur miliona në bixhoz ?
-Ik se ta ngula këtë cfurk në fyt.
-Të bëhesh Kryetar i Partisë Demokratike ?
-Këtu më zure ngusht. Thuaju të presin pak.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



