Jeta e Njeriut ne Shqiperi = nje karikues celulari
Kreshnik Osmani
I riu vret ahokun per nje karikues celulari qe nuk punon. Kjo lloj çmendurie ne sjellje e reagim buron tek kultura jone, hiç mos u habitni dhe mos beni si te tronditur.
Qe diten kur lind, djalin e ngacmojne te gjitha grate, plakat dhe burrat e fisit nga bibilushi dhe e mesojne si te shaje nga motra, nga robt, si te gjuaje, si te godase, si te mbaje cigaren, si te pije birre dhe te gjithe nisin te zgerdhihen sa bukur e ben femija.
Askush nuk ngacmon trurin e tij, mendjen, shpirtin, intelektin, talentet e tij te fshehura, feminoren, dliresine, pastertine, çiltersine.
Kjo eshte njera prej arsyeve kryesore, perse ka kaq shume te çmendur ne rruge, te cilet mund te ndalojne te jetosh, per konfliktin me te vogel, vetem sepse atyre u kujtohet prej vegjelise se tyre se ai qe ka bile, vret, pret, mbyt, shan dhe komandon gjithe dynjane.
Ai kujton se çdo lloj perpjekje per mirekuptim njerezor, cenon hapur potencialin e biles dhe te të qenit mashkull e burre. Kjo eshte ne thelb, shprehje e shkalles superlative te idiokracisë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



