E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I vunë nofkën “Sandër mafishja” por ÇFARË Ka THËNË Kadare për Sandër Lleshin?
Sot

I vunë nofkën “Sandër mafishja” por ÇFARË Ka THËNË Kadare për Sandër Lleshin?

Gjenerali Sandër LLeshi do të jetë ministri i ri i Brendshëm. Kryeministri Rama ka vendosur të pranojë dorëheqjen e Fatmir Xhafajt dhe t’ia besojë këshilltarit të tij për Mbrojtjen postin e rëndësishëm të ministrit të Brendshëm.

sander lleshiPër kreun e qeverisë, gjenerali Sandër Lleshi do të sjellë energji të reja në krye të Punëve të Brendshme, pasi, sipas tij, traseja në të cilën ai do të punojë është e shtruar. “Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falënderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkruan Rama. Ndryshe nga paraardhësit e tij, Tahiri e Xhafaj, gjenerali Sandër Lleshi gjithë karrierën e tij ia ka dedikuar formimit dhe detyrave ushtarake.

 

Lleshi ka mbajtur detyrën e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm në Forcat e Armatosura me propozim të ish-Presidentit Bamir Topi, por përplasjet me ishministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, sollën edhe kërkesën e këtij të fundit për shkarkim nga detyra në vitin 2013. Pas zgjedhjeve parlamentare dhe fitores së socialistëve, kreu i qeverisë Edi Rama i ofroi ishushtarakut në pension detyrën e këshilltarit për mbrojtjen. Në atë kohë, Rama deklaroi se nuk kishte njohje personale me gjeneralin dhe se emrin e tij e kishte dëgjuar për herë të parë kur shkrimtari i njohur Ismail Kadare ia kishte propozuar për President. “Emrin e Sandër Lleshit e kam dëgjuar për herë të parë nga Ismail Kadare, i cili ia sugjeroi palëve si një kandidaturë të spikatur për President të Republikës një vit më parë. Më vonë, munda ta çmoj përmes mediave kur denoncoi publikisht rrënimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe degradimin e rëndë të drejtimit të ushtrisë sonë.

sander lleshi - gjeneral_bthmb

Dhe njohja nga afër erdhi kur pas zgjedhjeve e thirra për ta dëgjuar lidhur me gjithë çka kishte denoncuar publikisht, si edhe me idetë e tij për të ardhmen e dikasterit qendror të mbrojtjes si edhe të vetë Forcave të Armatosura natyrisht. Pas disa komunikimesh, kuptova, besoj, arsyet pse shkrimtari i shquar e kishte menduar si president të denjë për vendin këtë gjeneral të panjohur”, deklaronte Rama. Gjeneral Lleshi është ministri i katërt i Brendshëm gjatë qeverisjes 5-vjeçare të socialistëve, i ngjashëm në profil vetëm me ish-ministrin teknik të propozuar nga PD, Dritan Demiraj. Në CV-në e gjeneralit Lleshi bien në sy trajnimet e shumta që Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara. Në vitet 2003-2006, Lleshi shërbeu si atashe i Mbrojtjes së Shqipërisë në Gjermani, ndërkohë që më herët kishte mbajtur detyrën e komandantit të akademisë ushtarake “Skënderbej”, ku edhe vetë kishte kryer studimet ushtarake

ÇFARË THA KADARE

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka treguar në një intervistë për gazetën “Panorama”, në vitin 2012, arsyet përse propozoi emrin e Sandër Lleshit për postin e Presidentit. “Zotin Lleshi e kam njohur vite më parë. Më ka bërë përshtypje jo vetëm formimi i tij solid e profesional gjermanik, por edhe kultura e përgjithshme. Pjesëmarrja dinjitoze e tij në një polemikë me karakter historikofilozofik për strategjinë ushtarake shqiptare të mesjetës ka qenë një nga shembujt. Për sa u përket cilësive për President, kam çmuar integritetin moral, paanshmërinë dhe sidomos përkushtimin ndaj detyrës dhe vendit.

kadare

Për Presidentin e një shqipërie serioze dhe të moralshme janë të detyrueshme këto cilësi. Ashtu duket. Nuk ka klishe detyruese për këtë. Shpesh dëgjohen mendime: ‘s’na duhen filozofët për presidentë’, ‘s’na duhen ushtarakët’ etj. Në këtë rast do të bëhej fjalë për një nga shefat më të lartë të ushtrisë së sotme shqiptare, pjesëmarrëse e aleancës atlantike. Dihet se kjo aleancë nuk është vetëm ushtarake. Anëtarësia në të është këmba jonë e sigurt në Europë, pra përkon me aspiratën europiane”, u shpreh Kadare për gjeneral Lleshin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.