E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Identifikohet autori që qëlloi 27-vjeçari në Fresk me plumb në bark
Uncategorized

Identifikohet autori që qëlloi 27-vjeçari në Fresk me plumb në bark

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e djeshme zonën e Freskut në Tiranë, ku 27-vjeçari Juglen Abazi ka mbetur i plagosur me armë zjarri teksa ndodhej brenda automjetit të tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, dhe sipas burimeve, Abazi është qëlluar me armë në bark ndërsa ndodhej në mjetin e tij në lëvizje. Pavarësisht plagës së rëndë, ai është vetëparaqitur në spital në orën 19:10, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.

Hetimi në vijim

Sot janë zbuluar detaje të reja rreth atentatit. Sipas burimeve nga grupi hetimor, autori ka qëlluar nga një distancë e afërt, duke qenë në këmbë pranë automjetit, dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes si Klejvis Caka, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Lusha, i cili është shpallur në kërkim. Po ashtu, është arrestuar një nga bashkëpunëtorët e tij, Xhonatan Qerimi, ndërsa në kërkim është shpallur edhe Andi Gurra, i dyshuar për ndihmë në arratisjen e autorit menjëherë pas ngjarjes.

Kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes dhe ka marrë në pyetje dëshmitarë, për të ndriçuar motivet që çuan në atentatin ndaj 27-vjeçarit.

Megjithatë, vetë i plagosuri, Juglen Abazi, ka dhënë dëshmi kontradiktore, duke mos ofruar ende një deklaratë të plotë para hetuesve. Kjo ka vështirësuar zbardhjen e menjëhershme të rrethanave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.