E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Idrizi mesazh kreut të PBDNJ :Po ke gjë me ne na thuaj se…
Politikë

Idrizi mesazh kreut të PBDNJ :Po ke gjë me ne na thuaj se…

Raportimet mediatike se Vangjel Dule mund të largohet nga opozita pas afrimit të PDIU-së dhe deklaratat e kreut të PBDNJ-së pas takimit me Bashën, janë komentuar nga Shpëtimin Idrizi.

“S’kemi asgjë me Zotin Dule”, tha Idrizi në emisionin “Kjo Javë”, “shqiptaret dhe minoritaret kanë shkuar mirë, s’kemi pasur problem në atë pjesë”.

 

 

Gjatë fjalës së tij, Idrizi hodhi akuza ndaj qeverisë se ka shpërfillur si çështjen çame, ashtu edhe problemet që shqetësojnë minoritet.

“Mos u merakos zoti Dule se interesat e Greqisë i mbron shumë më fort dhe shumë më mirë z.Rama. Një parti që është për të drejtat e njeriut dhe për të drejtat e minoritetit grek është e mirëpritur, problemi është me shtien shqiptar… nëse Dule ka probleme me ne ta thotë se bujrum do marri përgjigje”, tha Idrizi.

Deklaratat e Vangjel Dules pas takimit me Bashën, Idrizi i quajti të pakuptueshme: Dje Dule foli me një gjuhë që se mora vesh…

Kryetari i PDIU-së zbuloi se ditën e nesërme pritet të zhvillojë janë takim me kryeopozitarin Basha.

“Jemi të vëmendshëm që me PD të gjejmë një mënyrë bashkëpunimi që prioritet tona të bëhen pjesë e programit të opozitës sonë dhe pozitës nesër. Se ça kanë folur (Dule-Dasha) se di, s’është problemi ynë”,shtoi.

Idrizi: Nuk kemi qenë asnjëherë pjesë e qeverisjes, PS na vodhi mandatet

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka folur për afrimin me opozitën, i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24.

shpetim-idrizi-1-640x448

Idrizi tha se PDIU s’ka qenë asnjëherë pjesë e qeverisjes dhe akuzoi mazhorancën se i ka vjedhur mandatet gjatë zgjedhjeve të fundit.

“Flitet për një ikje nga PS. Ne nuk kemi ikur nga askush. Ne nuk jemi pjesë e qeverisjes. Mandatet e PDI janë vjedhur nga kjo mazhorancë. Ne kemi parë një sjellje jo korrkete me PDIU, pra në këtë kuptim ne gjatë gjithë kohës kemi qenë në opozitë dhe të shkojmë zyrtarisht me opozitën. Ne u goditëm nga kjo mazhorancë me mandatin e Tiranës dhe të Fierit. Ne prisnim të zgjidhej çështja çame, ndërsa mes palëve diskutohej nëse duhet të ishte apo jo çështja çame në bisedime. Pra lënia jashtë e çështjes çame  është e papranishme. Bushati nuk kërkon të na takojë për çështjen çame. Një shtet rrumpallë edhe po të dojë ta marrë baba im pasaportën nuk e arrin dot”, tha idrizi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.