E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
IKU EDHE NJË TJETËR ZAGA(R)NJOR I DREJTËSISË SË NDYRË!
Sot

IKU EDHE NJË TJETËR ZAGA(R)NJOR I DREJTËSISË SË NDYRË!

Oh çfarë torture ishte. E përzjerë me vapën e të njëtit korrik, të së njëjtës datë por e një viti më parë. Isha i vetmi gazetar që botova dhe kundërshtova me prova paradën bajate të ish kryetarit të Gjykatës së Lartë para komisionit të Vettingut.
E mbani mend vjet, kur Xhezahir Zaganjori ia hodhi fazës së parë të Vettingut? Askush nuk e kundërshtoi këtë aprovim. As e majta, as e djathta, as opinionbërësit, askush. Madje as 800 portalet dhe as 27 televizionet…
Pasditen e 26 korrikut 2018 telefoni im u raskapit nga thirrjet dhe mesazhet. Një më ofronte, një më kërcënonte, një më ftonte, një më mallkonte, një më bojkotonte, një më miklonte:
-Hiqe artikullin kundër Zaganjorit, mos e publiko, mos e tepro!
Me fakte dhe prova ia kisha argumentuar krygjyqtarit të lartë shkollimin e frikshëm e të shtrenjtë të djemve të tij në Angli dhe Gjermani.
Isha i vetëm përballë një murri të lartë e të betonizuar të një batakçiu plak që ashtu si kolegët e tij kishte masakruar drejtësinë domestike prej gati 27 vitesh. Unë, një ish burgaxhi dhe viktimë e drejtësisë po luftoja e po luftoj me ata që tentuan të shkatërronin jo vetëm jetën time por edhe jetët, pronat, lirinë dhe të nesërmen e një kombi të tërë.
Sot kryetari i Gjykatës së Lartë shqiptare, juristi, lektori, ambasadori, profesori i drejtësisë iku si legen mes turpit dhe ndëshkimit duke na rikthyer lirinë që tentuan të na i mbanin kyçur në burgun e tyre të makutërisë.
Dhe mos harroni por kujtoni se Xhezair Zaganjori ishte kandidat edhe për president republike në vitin 2012.
Lamtumirë Zaganjor, lamtumirë plaku i veremosur që morre me vete miliona brenga dhe tortura të hallexhinjve shqiptarë të cilët shpresonin te ty dhe te gjithë horrat e racës tënde për pak drejtësi. Vetëm pak drejtësi, asgjë më tepër!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.