E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir  Beqaj dha TRE koncensione, Manastirliu një për Karathanos
Sot

Ilir Beqaj dha TRE koncensione, Manastirliu një për Karathanos

SPAK i dha pas 3 vitesh (me shumë vonesë) goditjen e parë koncensionin 100 milionë euro të sterilizimit, duke arrestuar zbatuesit e skemës së vjedhjes, përmes fryrjes fiktive të kostos së shërbimit, ndërsa vijojnë hetimet për kokën, Ilir Beqaj, i cili përflitet se ka marrë të paktën 10 milionë euro vetëm nga ky koncension.

Ilir Beqaj ka finalizuar edhe dy koncensione të tjerë korruptivë, duke aplikuar të njëjtën skemë.

Bëhet fjalë për koncensionin 84 milionë euro të hemodializës, me përfitues Klodian Allajbeun, zhvatësin e madh të fonde publike, simbol i mosndëshkimit, i kamufluar me kompani nga një gomisteri në Berat deri në Holandë.

Koncensioni i dytë korruptiv i Ilir Beqajt është ai check up-it, me kosto 130 milionë euro, me përfituese Vilma Nushi, e cila nuk bën asgjë, vetëm fut patatë në xhep dhe ndan me pushtetin, pasi godinat janë publike, stafi gjitjashtu, laboratorët gjitjashtu, ndërsa gjysma e analivave bëhen vetëm me letra.

Themi ‘koncensione korruptive’ bazuar në disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe disa investigime serioze mediatike, ku është fryrë fiktivisht kostoja e shërbimit si dhe janë marrë para nga koncensionarët pa bërë asgjë.

Në vitin 2019, ministërja Ogerta Manastirliu, në mënyrë të paligjshme, korruptive dhe klienteliste, finalizoi edhe koncensionin e katërt, atë të laboratorëve pranë spitaleve, me kosto mbi 100 milionë euro.

Përflitet se Manastirliu ka marrë disa milionë euro përmes vëllait dhe bashkêshortit të saj, ndërsa një pjesë e parave janë investuar në pasuri të palujtshme. 

Përfitues në letra i këtij koncensioni është Janis Karathanos.

Dyshohet se pronari real është sërish Klodian Allajbeu, përmes kompanisë së tretë në Holandë, e cila ka 1/3 e koncensionit korruptiv, pasi laboratorë nuk ka. Shqiptarët duhet të presin disa muaj për të bërë analizat. Ndaj detyrohen t’i bëjnë në privat si gjithmonë.

Ogerta Manastirliut iu kërkua nga Banka Botërore që kompanitë e Karathës nuk duhet ta fitonin koncensionin, pasi ishin skeduar për aktivitet kriminal në Spanjë.

Por, Manastirliu e çoi para koncensionin me sa duket urdhër të Edi Ramës, pasi ministërja as perdet e dritares nuk i lëviz pa urdhër të Bablokut.

Katër koncensionet nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri sa i takon praktikës së zhvatjes së parave publike.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka faktuar pagesat e paligjshme për secilin koncension.

Kjo është arsyeja se arrestimi i Ilir Rrapajt për koncensionin e sterilizimit nuk ka kuptim pa u ndëshkuar Klodian Allajbeu për aferën me hemodializën, Vilma Nushi për check up-in dhe Jani Karathano për laboratorët, bashkë me Ilir Beqajn dhe Orgeta Manastirliun.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.