E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Meta flet për takimin me Berishën: Po përgatitemi për protestën e parë! Bashkëpunim me të gjithë opozitën
Politikë

Ilir Meta flet për takimin me Berishën: Po përgatitemi për protestën e parë! Bashkëpunim me të gjithë opozitën

Në një lidhje me Syri Tv Meta u ndal te bashkëpunimi me Berishën duke theksuar se janë në koordinim për organizimin e protestës së parë. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me të gjitha forcat opozitare.

“Fatkeqësia më e madhe e opozitës ka qenë se nuk ka dashur ta pranojë rolin e Lulzim Bashës krah Ramës duke vrarë edhe shpresën e shumë njerëzve të cilët u larguan nga vendi. Axhenda e Ramës dhe Bashës është e përbashkët. Rama ka axhendën e Beogradit që kërkon kontrollin e pasurive të vendit tonë dhe shpërbërjen e vendit tonë. Pa dyshim që do të ketë një ballafaqim frontal si asnjëherë tjetër. Regjimin po e lënë nervat.

Shtatori do të ketë rezistencë ballore. PL shumë shpejt do të nisë iniciativat e saj për protestat anti-korrupsion që qytetarët të evidentojnë në mënyrë të qartë kapjen e sistemit të drejtësisë nga zoti Rama. Këndvështrimi im si lider i PL është bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare por me çdo forcë dhe grupim interesi. Apo çdo qytetar që e kupton që situate është ulëritëse”, tha Meta.

Ish-presidenti foli edhe për padinë ndaj Autoritetit të Dosjeve. “Ky regjim është i korruptuar në palcë dhe Rama synon të përdhosë Autoritetin e Dosjeve dhe institucionet gjoja të pavarura të drejtësisë. Personi që përmendet në dosje i ka bërë kërkesën autoritetit që në tre gusht për të hequr manipulimet dhe falsifikimet dhe e ka bërë të qartë se kush është I.M. Gjithçka është një falsifikim dhe kjo është arsyeja pse unë kam kallëzuar për 6 vepra penale anëtarët e Autoritetit të Dosjeve. Ky do të jetë një proces që do keni rastin ta ndiqni dhe të kuptoni turpin e këtij regjimi të pashpresë”, deklaroi Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.