E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Meta : Ministria e Jashtme nuk mund të jetë autoshkollë
Politikë

Ilir Meta : Ministria e Jashtme nuk mund të jetë autoshkollë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar sërish sot në lidhje me çështjen e ministrit të Jashtëm.

Me një status në Facebook, Meta shkruan se ‘ministria nuk mund të jetë një autoshkollë ku ustai kërkon ‘gjeniun’.

Reagimi i plotë i presidentit Ilir Meta:

Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë ‘gjeniun’ si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla, e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.

Shqipëria o ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.

SHQIPËRIA E PARA.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.