Ina Qirjo/Si t’ia bëjmë ne z. Kryeministër që paguajmë për injorantë të shumtë të parlamentit !
Reagime të shumta kanë ardhur pas sharjeve dhe fyerjeve që kryeministri Edi Rama bëri ndaj gazetarëve një ditë më parë. Thuajse të gjithë gazetarët, përveç atyre që janë shitur tek Rama, kanë reaguar.
Një prej tyre është edhe spikerja e News24, Ina Qirjo. Ajo i thotë kryeministrit se shqiptarët paguajë taksa që shumë injorantë të rrinë në parlament.
Reagimi i plotë i saj:
Ky është kryeministri që kam votuar ?!!
Z. Kryeministër unë jam një ndër ato gazetare që nuk isha sot prezent aty, po të siguroj që nuk jam për të ardhur keq e aq me pak injorante!
Edhe “nëse”do të isha, injoranca dhe padija ime nuk paguhet as me taksat e tua dhe ato të popullit! Si t’ia bëjmë ne z. Kryeministër që paguajmë për injorantë të shumtë të parlamentit dhe që na duhet t’ju durojmë çdo të enjte në Parlament!
Do të ishte shumë e hijshme të kërkonit falje z. Kryeministër, atyre gazetarëve që sakrifikojnë çdo ditë e që në fakt ju japin shansin të dilni e të krekoseni përpara kamerave!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



