Inceneratori 26 milionë euro nuk punon, mbetjet në Elbasan derdhen buzë lumit Shkumbin
Situata me inceneratorin në Elbasan vazhdon të mbetet emergjente. Inceneratori 26 milionë euro, prej muajsh është në remont, për shkak të defekteve teknike, teksa mbetjet urbane në Elbasan po digjen buzë lumit Shkumbin.
BIRN filmoi me 1 Mars një makinë të bashkisë Elbasan duke depozituar mbetje urbane buzë lumit Shkumbin.
Sipas banorëve të zonës, pjesë e një lagje periferike pranë kombinatit Metalurgjik, ky akt i paligjshëm që përbën krim mjedisor ndodh rëndom, pasi kjo nuk është hera e parë që makina me mbishkrimin “Bashkia Elbasan” derdhin mbetje buzë lumit. Mbetjeve u vihet flaka natën duke lëshuar shtëllunga me tym të zi mbi fshat.
“Mbi 1 vit e gjysmë që ne kemi kapur shoferë që thonë jemi me urdhër të bashkisë dhe vazhdojnë çdo ditë që derdhen mbeturinat këtu tek njësia e Bradasheshit. Jemi ankuar në polici, jemi ankuar te prefektura te ato të mjedisit, kanë ardhur para një viti, kanë bërë disa video kanë ikur dhe asgjë nuk kanë bërë deri tani siç e shihni edhe vetë”, thotë një banor Bradasheshit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


