E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
INDIFERENCA ESHTE HUMUSI I KRIMIT
Uncategorized

INDIFERENCA ESHTE HUMUSI I KRIMIT

Alfons Zeneli

Per sa kohe qe ne perberjen e shoqerise shqiptare do te kete qofte dhe nje njeri te vetem qe mendon se “mire ua beri Partia dhe sh. Enver armiqve te marksizen leninizmit”, ne do te vazhdojme te jemi te nemur dhe nuk kemi per te bere piken e hajrit. Ketu nuk eshte fjala per Gramozin apo Fatmirin apo Fehmi Abdiun.

Por per sistemn makaber te te menduari se ideologjia justifikon vrasjen e te pafajshmeve, internimet e pleqve, grave dhe shpalljen armiq te foshnjeve.”Toleranca” absurde ndaj krimeve monstruoze te komunizmit qe tregoi shoqeria shqiptare eshte nje shembull qe na turperon, qe na diskretiton, qe na e kompromenton rende moralin civil dhe gati gati na e ben si te meritueshme diktaturen.

Shpirtrat e atyre qe s`kane varr, te atyre qe e kane por nuk e di njeri, shpirtrat e atyre qe vdiqen birucave nen tortura, shpirterat e femijeve me endrra te djegura neper kampet e internimit, shpirterat e nenave dhe grave qe humben bijte, vellezerit dhe burrat, jetet e sketerrosura te femijeve qe linden “armiq te kllases” nuk mund te kalohen kollaj, nuk mund te shperfillen, nuk mund te lihen te enden pafundesisht ne shkretetiren e padrejtesise.

Ne do te vazhdojme te jemi nje shoqeri e semure dhe e pashprese per sa kohe do te qendrojme te squllet e te matufepsur ne breg dukee pare se si na i mer lumi kujtimin dhe te verteta e se shkuares, te tashme, te ardhmen.

Pasazhi i meposhtem eshte shkeputur nga libri me kujtime i nje ish te burgosuri politik. Kur kish qene as 18 vjec, pak muaj para perfundimit te L2B u bashkua me Ballin. Sapo mbaroi lufta, ai u largua nga Shqiperia. Mirpo pas pak vitesh( nuk jam i sigurt saktesisht per vitin) Enver Hoxha dhe regjimi shpallen nje amnisti per te arratisurit e cila rezultoi te ishte nje kurth, nje pabesi tipike komuniste.

Ky i ri “i genjyer” nga Balli u besoi komunisteve dhe u kthye ne Atdhe. Por sapo shkeli token ame, kuptohet u arrestua dhe u dergua ne kampin famekeq te Maliqit ku mijera skllever kryen pune te detyruar ne kushte ferri.

I ngrinin nga gjumi me dhune qe pa gdhire dhe i conin ne frontin e punes. Te pagjume, te pangrene, te dobet si somaleze zhyteshin ne llucen e kenetes dhe punonin si kafshe deri ne mbremje.
“Aty, na ngjiteshin neper trupat e zhveshur shushunjat te cilat ishin me shumice. Edhe ajo na mungonte per te na e pire dhe ate pike gjak qe na kish mbetur. Vuanim shume. Pas ca koshesh, nje shok na thote se duke perdorur pak sapun , shushunjat mund te largoheshin nga trupi. Ndaj kur iknim ne pune, mernim te gjithe nga nje copez te vogel sapun me vete. Nuk kaloi shume kohe dhe e moren vesh policet, sigurimsit, rojet dhe gjithe personeli gardian i kampit qe ne perdornim sapun per te shmangur shushunjat. Pas kesaj, cdo mengjes para daljes nga kapanonet na ushtronin kontroll te rrepte trupor per te mos na lene te dilnim me sapun me vete. Njehere , ia gjeten dikujt nje cope sapun te fshehur dhe e rrahen per vdekje me bishtin e nje kazme. Vini re deri ku shkoi cnjerezia komuniste: U BENE ALEATE ME SHUSHUNJAT KUNDER NJERIUT.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.