E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Interneti u dha zë gjithë budallenjve!
Sot

Interneti u dha zë gjithë budallenjve!

Irena Shabani
Ky djali që krenohej me pikturat e të tjerëve dhe i shiste në publik për të vetat që mashtroi dhe mori në qafë televizione të rëndësishme dhe media të tjera të shkruara, me pelqeu shumë! Edlir Reka, i cili me delirësinë nuk takohej asgjëkundi, me kujtoi perrallën e famshme të danezit Andersen, “Rrobat e reja të mbretit”. Ai i shiti publikut asgjënë e tij si shumëçka. (Fotomonazhet me pikturat e artistëve ndërkombetaër i kishte shumë të arrira). Nje duartrokitje për pafytyrësinë e tij. Një duartrokitje të munguar edhe për gjithë ata artistë të talentuar dhe modest, artin e të cileve nuk e njohim. Instagrami me kohë është kthyer në një bizhuteri kallpe që të gjithë e shesin për flori. Te jetosh në menyrë të rreme dëmton rëndë shendetin mendor. Reklamimet e rrobave, ushqimeve dhe librave në pergjithesi tregojne varferine, urine dhe paditurine. I falem Umberto Ekos që shkroi dikur: “Interneti na jep gjithçka dhe na detyron të filtrojmë atë jo nga veprimet e kulturës, por me trurin tonë. Kjo rrezikon krijimin e gjashtë miliardë enciklopedive të veçanta, të cilat do të parandalonin çdo kuptim të përbashkët.” Shkurt do ta thoshim: Interneti u dha zë gjithë budallenjve!
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.