E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
iPhone X, u shfaqën problemet e para
Uncategorized

iPhone X, u shfaqën problemet e para

IPhone X i Apple mund të jetë një nga telefonat më të avancuar në treg tani për tani, por ka një problem shumë thelbësor, ai nuk funksionon në mot të ftohtë.

Sipas disa përdoruesve të Reddit, ekrani me prekje i pajisjes nuk reagon kur temperatura bie nën një prag të caktuar. Në të gjithë vendet ku dimri po vendoset tashmë, ky problem mund të shkaktoj një bezdisje të madhe, pasi ekrani i telefonit ngrinë sa po del në ambient të ftohtë.

“Sapo dal jashtë shtëpisë dhe përpiqem të futem në celularin time po ai nuk e pranon shenjën time të gishtin. Është shumë e besdishme”. shkruan një përdorues Reddit.

Shumica e prodhuesve elektronikë paralajmërojnë se pajisjet mund të ketë pasoja të tilla nëse e lëmë në ftohje ekstreme ose në nxehtësi. Faqja e internetit e Mbështetjes së Apple thotë se përdorimi i një pajisje iOS në temperatura të ulëta mund të shkurtojë përkohësisht jetën e baterisë dhe mund të shkaktojë që pajisja të fiket.

Megjithatë, problemi i ekranit të iPhone X duket të jetë diçka e re. “Ne jemi të vetëdijshëm për rastet kur ekrani i iPhone X do të bëhet përkohësisht i papërgjegjshëm për të prekur pas një ndryshimi të shpejtë në një mjedis të ftohtë,” tha Apple në një deklaratë të dhënë në The Loop.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.