Irani po përballet me protestat më të mëdha që nga viti 2009
SHBA i bëri thirrje Iranit që të ketë kujdes se si i trajton protestuesit, pasi bota po vëzhgon.
Trump ka kritikuar Teheranin duke kërkuar respektim të lirisë së fjalës derisa iranianët po protestojnë për të tretën ditë me radhë.
Iranianët po vazhdojnë protestat anti-qeveritare në atë që po konsiderohet si sfida më e madhe politike për liderët në Teheran që nga Lëvizja e Gjelbër më 2009 e cila u shua me forcë.

Nëpërmjet Twitter, presidenti amerikan Donald Trump ka këshilluar qeverinë iraniane që të marrë masa derisa mijëra qytetarë pro-qeverisë gjithashtu po marshojnë në mbështetje të këtij lidershipi.

Por për të tretën ditë me radhë, iranianë të frustruar me ekonominë, rritjen e inflacionit dhe mos perspektives kërkojnë ‘vdekjen e diktatorit’.
Autoritetet në Iran kanë fajësuar antirevolucionarët dhe agjentët e shteteve të huaja për organizimin e protestave, megjithëse kanë pranuar se ka pakënaqësi për ekonominë dhe nivelin e jetesës mes popullsisë.
Protestat antiqeveritare nisën për arsye ekonomike, por shumë shpejt, siç pritej, ato kaluan në prizmin politik dhe demonstruesit e shumtë kërkuan lirimin e të burgosurve politikë dhe fundin e represionit politik e dhunës policore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



