E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ironia e aktivistit: Pyllin ‘ordiner’ me ullinj e pemë e zëvendësoi  pylli orbital i €rionit
Sot

Ironia e aktivistit: Pyllin ‘ordiner’ me ullinj e pemë e zëvendësoi pylli orbital i €rionit

Besjan Pesha

Më në fund, pylli orbital erdhi edhe në lagjen time. Deri më sot ne kishim një pyll të vogël nga ata ordinerët, me pemë jeshile, ullinj e kështu gjërash relike. Aty mblidheshin gjithë zogjtë e ta hiqnin trurin me ato këngët e tyre zhurmëmëdha. Plus prej pemëve ishte dhe freskët dhe nuk e ndienim dot vapën si duhej e spo shijonim dot beharin.
Nejse, tortura jonë pra mes pemëve, zogjve, ajrit të pastër etj nga sot mbaroi.
Erdhi pylli orbital i €rionit. U bëmë edhe ne njerëz se na dukej sikur jetonim në xhungël.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.