Ironia e gazetarit/ Në fund Rama do shkojë në pavion me barelë
Reagimi i plotë i Agim Xhafkajt në Facebook:
Keni parë në olimpiada botërore garat e 100 metrave?
Shumë emocionuese.
Shkrepet sinjali me pistoletë dhe go të gjithë.
Por jo rrallë gjyqtari shkrep dy herë. Pra nisja anulohet.
Kthehen atletët te vendet e tyre dhe presin sinjalin e ri.
Të qe Rama në këtë garë nuk e pirdhte fare anulimin.
Vazhdonte vetë vrapin, priste triumfator shiritin në fund e donte medalje se s’bën.
Grindej e bënte zallamahi me të gjithë deri sa…vinte një ambulancë, e merrte me barelë, e rehatonte në ndonjë pavion.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



