Ironizon deputeti i PD, Bylykbashi/”Fut dorën dhe kap Ramën”
Reforma në drejtësi, si vezët e Pashkëve prej çokollate

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka ironizuar hedhjen e shortit për anëtarët e KLGJ dhe KLP.
Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se “Reforma ne Drejtesi na katandisi si vezet e Pashkeve prej cokollate: hap goglat e shortit te KLGj dhe KLP dhe brenda gjen gjithmone Edi Ramen.”
Postimi i Oerd Bylykbashi
“Drejtesi me short- fut doren dhe kap Ramen
Reforma ne Drejtesi na katandisi si vezet e Pashkeve prej cokollate: hap goglat e shortit te KLGj dhe KLP dhe brenda gjen gjithmone Edi Ramen. Edhe kalamajte e dine lodren ende pa e hapur vezen, sepse e kane te stampuar ne konfeksion. #KinderSorpresaJustice”- shkruan Bylykbashi në postimin e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



