E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ambasadorja Vllahutin “qokë” kryeministrit edhe për Tik Tok: Shqipëria po vepron përtej pritshmërive, nuk ka frikë
Uncategorized

Ish-ambasadorja Vllahutin “qokë” kryeministrit edhe për Tik Tok: Shqipëria po vepron përtej pritshmërive, nuk ka frikë

Ish ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, në një postim në rrjetet sociale i ka bërë “qokën” e radhës Edi Ramës  duke e vlerësuar nismën e qeverisë shqiptare për të ndaluar TikTok për një vit.

Sipas saj, Shqipëria ka treguar se nuk ka frikë të ndërmarri veprime të tilla. Kujtojmë se ish-ambasadorja u përfol për një tender fiskalizimi  me koncension.

“Po! Para disa ditësh, Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa u
u dha të gjithë liderëve të BE librin “Freedom” (Liria) të shkrimtares Lea Ypi.

Tani Shqipëria po tregon rrugën edhe në TikTok. Shqipëria po vepron përtej pritshmërive. Pse? Sepse nuk kanë frikë”, shkruan Vlahutin në rrjetet sociale.

Lajmin për mbylljen e TikTok për një periudhë 1-vjeçare, kryeministri Edi Rama e konfirmoi dje në takimin përmbyllës të këshillimit kombëtar me mësuesit e prindërit për masat ndaj TikTok dhe sigurinë e fëmijëve në tërësi.

Mbyllja e TikTok, ish-ambasadorja e BE në Tiranë: Shqipëria po

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.