Ish deputeti akuzon: Gjithë kjo situatë ndodh prej vjedhjes së…
Disa orë shi kanë mjaftuar që Tirana të zgjohet sot e përmbytur në shumë zona të saj. Këto që sjellim me poshtë janë pamje të tjera se si paraqitej situata këtë mëngjes në disa shtëpi e rrugë të kryeqytetit.
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga ish deputeti Klevis Balliu i cili ndër të tjera shkruan:
JA SI U ZGJUAN QYTETARËT SOT
Përmbyten shtëpitë e qytetarëve, rrugët e Tiranës dhe kjo për faj të pusetave të bllokuara të Lali vemjes.
Gjithë kjo situatë ndodh prej vjedhjes së bandës në pushtet.
Asgjë nuk bëtë për shtëpitë e shembura në Korçë nga tërmeti.
Paratë e qytetarëve bëhen çanta për Elisën, apartamentë për Lali €rin dhe chartera për Edvinin.

Shqiptarët po jetojnë me tërmet çdo ditë. E ky është tërmeti i vjedhjes dhe drogës i Edvin Veliajt.
PAMJET
Për të marrë në kohë reale lajmet e Panorama Online shkarko aplikacionin
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



