E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti: Kodi Penal, kështjella e fundit e Ramës…
Politikë

Ish-deputeti: Kodi Penal, kështjella e fundit e Ramës…

Më mirë liria e kazanit sesa qetësia e kryeministrit.

Kështu shkruan ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, në një postim në rrjet me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

“Kur legjitimitetin nuk e ka mbi votën e lirë, por mbi votën e blerë dhe të vjedhur, mbi krimin dhe korrupsionin, Kodi Penal është kështjella e fundit ku fshihet autokrati”, thekson Bylykbashi

Postimi i Bylykbashit

Me mire liria e “kazanit” se qetesia e Kryeministrit

Pikerisht sot, ne diten e Lirise se Medias, qe Edi Rama e konsideron si Lirine e “Kazanit”, Kryeministri ka çuar ne parlament amendamente ne Kodin Penal qe denojne me burg ata qe duan te shprehen duke protestuar kunder tij dhe ato amendamente t’i miratoje me votat e zevendesuesve te opozites. Edi Rama nuk ka ngurruar te perdore Kodin Penal per ata qe e kane akuzuar per korrupsion dhe per lidhjet e tij me krimin per t’u mbyllur gojen. Deputete te opozites jane denuar penalisht pse e akuzuan per kanabizimin e Shqiperise dhe Gjykata e Larte ne presionin e Kryeministrit i denoi ata.

Kur legjitimitetin nuk e ka mbi voten e lire, por mbi voten e blere dhe te vjedhur, mbi krimin dhe korrupsionin, Kodi Penal eshte keshtjella e fundit ku fshihet autokrati.

Keshilli i Europes dhe OSBE/ODIHR i kerkojne Edi Rames me ngulm prej 5 vitesh qe te shfuqizoje shpifjen nga Kodi Penal por ai refuzon ta beje kete, qe te mund te kercenoje mediat, opoziten dhe kedo qe e akuzon ate dhe shpuren e tij.

Rezoluta e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes (02.10.2014)

[Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes] mirepret shfuqizimin e denimit me burgim te shpifjes dhe mbrojtjen e veçante kunder shpifjes per kategori te caktuara personash [shfuqizuar me inisiative te qeverise Berisha]. Megjithate shpreh keqardhje qe shpifja nuk eshte hequr krejtesisht nga Kodi Penal, gje qe mund te kete efekte frenuese mbi gazetaret dhe t’i çoje ata ne praktika vetcensurimi. Per kete arsye, i ben thirrje parlamentit qe te shfuqizoje krejtesisht çdo denim penal ne perputhje me standartet e Keshillit te Europes. [paragrafi 5.4]

Raporti Final i ODIHR, 2015

Dispozitat penale mbi shpifjen duhet te? shfuqizohen, duke u dhe?ne? pe?rpare?si instrumenteve te? parashikuara nga legjislacioni civil te? hartuara pe?r rivendosjen e reputacionit te? de?mtuar. [Rekomandimi prioritar nr. 5]

Raporti Final i ODIHR, 2017

Dispozitat penale per shpifjen duhet te shfuqizohen duke u dhene prepare si zgjidhjeve juridike civile te hartuara pe?r te? rivendosur ne? vend reputacionin e de?mtuar. [Rekomandimi prioritar nr. 6]

Ne diten e Lirise se Medias, eshte pikerisht kjo Media qe nuk eshte e lire nga frika e presionit te Kryeministrit Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.