E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti sqaron dekretet e Presidentit për koncesionet dhe ka dy pyetje
Politikë

Ish-deputeti sqaron dekretet e Presidentit për koncesionet dhe ka dy pyetje

“Argumenti bazë i dektreteve të Presidentit për kthimin e kontratave konçensionare/PPP, ishte akuza direkte për vjedhje në shuma të mëdha të fondeve publike”. Keshtu shkruan sot ish deputeti i LSI, Perparim Spahiu, pasi Komisioni i Ekonomise rrezoi dekretet e Presidentit Ilir Meta.

Sakaq, ai ka ngritur dy pyetje: A i shpeton HAJDUTET kalimi i dy kontratave me votë në Kuvend..??? Dhe e dyta: A janë hajdutë fondesh dhe parlamentarët apo e votojnë thjeshtë se urdhërohen..???

 

POSTIMI I PLOTE

Argumenti bazë i dektreteve të Presidentit për kthimin e kontratave konçensionare/PPP, ishte akuza direkte për vjedhje në shuma të mëdha të fondeve publike.

16,784,906 euro për kontratën Porti i Jahteve – By Pass Orikum – Dukat dhe

52,165,040 euro për kontratën Milot – Balldren.

Pra, nuk po diskutojmë më kosto oportune, a ishte më mirë që keto para të shpenzoheshin në këto projekte apo diku tjetër dhe, as mungesën e një procesi konkurativ, ku për të njëjtën punë, kompani të tjera, mund të ofronin çmime më të ulëta.

Kujtoj dhe njëherë ri-tenderimin te Unaza, ku vetëm pse u përsërit gara, çmimi ishte 5 milion euro më pak.

Në të dy kontratat, çmimi i dakortësuar, është miliona euro më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vetë autoriteti kontraktor per konkurim.

Dy pyetje lindin sipas meje, e para:

A i shpeton HAJDUTET kalimi i dy kontratave me votë në Kuvend..???

Dhe e dyta:

A janë hajdutë fondesh dhe parlamentarët apo e votojnë thjeshtë se urdhërohen..???

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.