E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti: Turp i madh! Gjimnazistëve iu ofrua teza e provimit në këmbim të pjesëmarrjen në zgjedhje e 30 qershorit
Politikë

Ish-deputeti: Turp i madh! Gjimnazistëve iu ofrua teza e provimit në këmbim të pjesëmarrjen në zgjedhje e 30 qershorit

Ish-deputeti i LSI-ë, Përparim Spahiu ka denoncuar atë që ai e quan përpjekjen e maxhorancës për të siguruar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit.

Spahiu thekson se maturantëve të Peshkopisë i është ofruar teza e provimeve në këmbim që të marrin pjesë në votimet e 30 qershorit.

 

Ish-deputeti e quan si turp të madh dhe dëshpërim këtë përpjekje të Rilindjes që sipas tij nuk ka kufij.

“Dëshpërimi i Rilindjes nuk ka kufijtë, nuk ka kufij dhe imagjinata e sajesave më absurde për të legjitimuar zgjedhjet e datës 30 Qershor.

Nuk diskutohet më për kë votohet, pasi nuk ka garë, halli i vetëm është pjesëmarrja në votime.

Dhe për këtë, të gjithë maturantëve të gjimnazit të Peshkopisë, ju është ofruar teza e provimeve, në këmbim të pjesëmarrjes në to.

Turp i madh..!!!”, thekson Spahiu.

 

 

 

 

 

Për të marrë në kohë reale l

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.