Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj. Ky i fundit është drejtuar me një kallëzim në SPAK, pasi akuzave që Gazment Bardhi hodhi në drejtim të tij nga Kuvendi, duke thënë se u emërua drejtor policie në Shkodër nga bandat.
Në GJKKO është hedhur edhe shorti dhe do jetë gjyqtarja Flojera Davidhi që do të shqyrtojë padinë e ish-drejtorit Sulaj.
Akuzat në drejtim të Sulajt u hodhën nga Gazment Bardhi në seancën plenare të 12 shtatorit, kur kreu i grupit të PD po zhvillonte një interpelancë me kryeministrin Rama për mbetjet e dyshuara toksike. Bardhi lexoi disa kodet të SkyECC dhe akuzoi se kreun e policisë në Shkodër e zgjodhën bandat në tetor 2023.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


