Ish-kreu i Emergjencave përplaset me zv/ministrin e Mbrojtjes
Zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi i ftuar në emisionin “Real Story” kishte një debat me ish-drejtorin e Emergjencave Shemsi Prençi.
Koçi tha se nuk ka qeveri që matet me fuqitë madhore të natyrës, ndërsa shtoi se qeveria e ka menduar shumë më mirë se të tjerat çështjet e emergjencave.
“Nuk ka qeveri që matet me fuqitë madhore të natyrës. Kjo nuk është ndonjë sfidë që vlen për tu mburrur apo ulur kokën. Sigurisht që ishim me fat që ky tërmet kishte atë amplitudë që kishte dhe jo më shumë. Nëse ne marrim në konsideratë qeverinë mendoj se e ka menduar shumë më mirë se qeveritë e mëparshme çështjet e emergjencave. E ka menduar shumë më mirë pse, sepse emergjencat civile i kaloi në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, pra aty ku janë dhe kapacitet që reagojnë. Përtej kësaj, në zbatim të direktivave të BE-së kemi një ligj të ri, të mbrojtjes civile ku përparësi nuk merr vetëm reagimi i shtetit, shoqërisë por kryesisht është strategjia e parandalimit. Ka nevojë për të studiuar natyrën e ndërtesave në Shqipëri. Ishte tërmeti i këtyre ditëve por ndodhi dhe tërmeti i 1 qershorit në Korçë. Banesat të cilat kishin një teknologji të vjetër ndërtimi me gurë e lidhje me baltë janë një kategori ndërtesash që rrëzohen me tërmetin më të vogël”, deklaroi Koçi.
Koçi tha se Ministria e Mbrojtjes ka punuar dhe se po bën inspektime të ndërtesave të shkatërruara, ndërsa tha se z. Prenci flet me kriticizëm, pasi ka ikur nga posti që mbante.
Pjesë nga debati:
Petro Koçi: Inatet që ke lëvizur mos vazhdo..
Shemsi Prenci: Unë nuk servilosem. Unë merrem me ligjin për Emergjencën Civile.
Petro Koçi: Janë vënë në dispozicion shtëpitë e pushimit dhe vendet publike.
Shemsi Prenci: Njerëzit kanë ikur nga shtëpia. Ku i ke…
Agron Hysenlliu: Kemi bërë vlerësime në Qafë Zezë.
Petro Koçi: Tani kthehesh te borxhet, ne po flasim për Qafë Zezën. Nuk janë bërë vlerësime më parë, jo për faj të Prencit.
Shemsi Prenci: Fondi rezervë i qeverisë është përdorur për pastrim plazhesh e për buzëkuqe e nuk përdoret për tërmetet. Ka pasur probleme në Gjirokastër me pallate dhe në Fier. Z. Prenci kur unë kam qenë polic, ti ke qenë mësues në Kala të Dodës.
Petro Koçi: Jam krenar që kam qenë mësues.
Agron Hysenlliu: Ka dëmtime në Korcë, në tri rrethet.
Shemsi Prenci; Jo, Korcën ju e keni pasur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



