Ish-kreu i KQZ-së Gjata ka një zgjidhje ligjore për krizën politike!
Djegia e afatit të 10 prillit nga partitë e opozitës për të mos u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka eliminuar çdo shans që ato të marrin pjesë në zgjedhje më 18 qershor.
Sipas ish-kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata, e vetmja mënyrë që PD-ja dhe aleatët e saj të marrin pjesë në zgjedhje është duke caktuar një datë të re nga Presidenti. E vetmja rrugë është shtyrja e zgjedhjeve, sepse me shtyrjen e zgjedhjeve në një datë të re e rivendos edhe një herë në afatin 70-ditor para zgjedhjeve, pasi tani 70-ditëshi nuk llogaritet në datën 18 qershor, por me datën e re
Ka një precedent ai i vitit 2007 opozita e asaj kohe (PS sot në pushtet) dogji politikisht afatin e regjistrimit në zgjedhjet vendore. Përderisa ka një precedent, pse të mos bëhet prapë?
PENGESAT
Nëse palët bien dakord, sipas Çlirim Gjatës, atëherë nuk ka asnjë pengesë ligjore. Sipas tij, Kushtetuta nuk ka ndryshuar dhe është e njëjta që në vitin 2007 u përdor nga Presidenti për të dekretuar një datë të re zgjedhjesh. “Siç e shtyu herën e parë, Presidenti me të njëjtën Kushtetutë, që nuk e pengoi në vitin 2007. Është e njëjta Kushtetutë, në këtë pikë s’ka ndryshuar Kushtetuta. Dekretet e Presidentit nuk janë normative, janë dekrete formale. Le të caktojnë datën e zgjedhjeve, të bien dakord që të shtyhet data e zgjedhjeve, dhe Presidenti shtyn dekretin që ka shpallur një herë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



