E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryeministri Berisha kërcënon kryedemokratin dhe u kërkon deputetëve të Shkodrës të heqin dorë prej tij: Lulzim Bashën e pret vrima e miut
Politikë

Ish-kryeministri Berisha kërcënon kryedemokratin dhe u kërkon deputetëve të Shkodrës të heqin dorë prej tij: Lulzim Bashën e pret vrima e miut

kërcënuar kryedemokratin Lulzim Basha duke thënë se atë e pret vrima e miut. Ai ka kërkuar që deputetët e qarkut të Shkodrës të bëhen pjesë e lëvizjes së tij dhe të heqin dorë nga Lulzim Basha

Sipas Berishës, revolucioni i tij nuk do të ndalet dhe se askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik në Shqipëri.

Hiqni dorë prej tij se ai është turpi i historisë. U them deputetëve të Shkodrës bashkohuni me qytetin tuaj, me sakrificën dhe heroizmin dhe vizionin e atyre që ju votuan ju. Ndahuni nga Lulzim Basha se atë e pret vrima e miut nga ky revolucion që nuk ka të ndalur. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik në Shqipëri, ata që mbështesin Bashën, për kryetar opozite ata tallen me përçmim ndaj shqiptarëve, tallen me lirinë, me vlerat e pluralizmit dhe vetë pluralizmin politik në Shqipëri. Nga Shkodra iu drejtoj një thirrje shqiptarëve në Shqipëri dhe diasporë sot më shumë se kurrë, duhet protesta dhe mbështetja juaj. Ju jetoni në vende të lira dhe ju duhet të jeni promotor të rivendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Ata që mbështesin Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për të marrë peng pluralizmin do të dështojnë, e ardhmja është e jona, është e atyre që luftojnë për dinjitet kombëtar. Atë seli do ta cclirojmë nga bandat dhe blindet e turpshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.