Ish-kryeministri Berisha: Ramës do t’i përgjigjemi me çdo formë…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas seancës së posaçme në kuadër të vizitës së Presidentit kroat, Zoran Milanoviç.
Ndërsa falënderoi presidentin kroat, Berisha u pyet nëse do të ai dhe deputetët e opozitës që e mbështesin, do të bojkotojnë Kuvendin dhe nëse do të ketë protesta.
Berisha tha se tani do të nisë beteja e vërtetë dhe se Rama do të marrë përgjigjen e merituar.
“Opozita de facto është përjashtuar nga Parlamenti si opozitë sovrane, në të cilën asaj në përputhje me Kushtetutën i takon të përmbushe detyrimet ndaj qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë.
Por me vendimet antikushtetuese të Ramës, i cili ka marrë përsipër për herë të parë në histori, të emërojë bashkëkryetarin që do ai opozitës… ndaj opozita do fillojë qëndresën e saj në Parlament, me të gjitha mjete e mundshme civile dhe do përshkallëzojmë këtë, dhe armiqësisë së Ramës, do t’i përgjigjemi në mënyrën e duhur. Tani nis beteja tamam!”, tha Berisha.
Ndër të tjera, ish-kryeministri nuk kurseu as akuzat ndaj kryeministrit Rama, për të cilin u shpreh se “prej dy ditë e shndërroi Tiranën nga një kryeqytet evropian në një kryeqytet të gjysmës tjetër të Beogradit”.
Më tej, Berisha u shpreh se opozita do filloj qëndresën e saj në parlament dhe do përshkallëzoj këtë armiqësi të Edi Ramës, dhe do i përgjigjet në mënyrë të merituar.
“Prej dy ditë e shndërroi Tiranën nga një kryeqytet evropian në një kryeqytet të gjysmës tjetër të Beogradit. Në kryeqytet te megafonave të luftës së ftohte kundër Kosovës, konstaton në një kontrast si nata me ditën. Garantojmë Kroacinë se marrëdhëniet me ketë vend, janë një përparësi e padiskutueshme për vendin tonë dhe rajonin.
Opozita de facto është përjashtuar nga parlamenti si opozita sovrane në të cilën në përputhjeje me Kushtetutën, i takon të përmbush detyrimet ndaj qytetarëve. Me vendimet antikushtetues e të Edi Rames, i cili ka marrë përsipër për herë të parë në histori ti emërojë bashkë kryetarin qe do ai opozitës dhe ti rrëmbej postin kryetarit te grupit parlamentar dhe bllokimin e çdo nismë hetimore të opozitarëve.
Pas komisionit të inceneratorit, Edi Rama nuk lejon asnjë komision tjetër, se e di qe çdo komision shkon tek ai dhe familjarët e tij. Opozita do filloj qëndresën e saj në parlament dhe do përshkallëzoj këtë armiqësi të Edi Ramës dhe do i përgjigjet në mënyrë të merituar”, deklaroi Berisha.
Sa i përket paralajmërimeve të bëra më parë në lidhje me ngritjen e qytetarëve dhe opozitës në protesta, Berisha u shpreh para gazetarëve se do të ketë një datë, ndërsa theksoi se “tani nis beteja”.
“Çdo gjë është në rendin e ditës. Datë do të kemi. Fillon në parlament, se deputetet de facto nuk janë më deputet opozite se të drejtat e tyre u konfiskuan nga Edi Rama. Ato që kemi bëre ne kanë qenë hapa të para, tani nis beteja”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



