E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryeministri flet mbi mundësinë e takimit me Lulzim Bashën: E ftoj të…
Politikë

Ish-kryeministri flet mbi mundësinë e takimit me Lulzim Bashën: E ftoj të…

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ai mund ta mundë Edi Ramën pa asnjë lloj diskutimi, ndonëse theksoi se nuk është qëllimi i tij rikthimi në krye të PD-së.

I pyetur në emisionin “Çim Peka Live”: “A e mund dot më Sali Berisha Edi Ramën?”, ish-kryeministri u përgjigj: “A e mund dot Sali Berisha Edi Ramën?! Unë po çuditem si e pyet. Jashtë çdo lloj diskutimi. Po si fitoi kundër Berishës, Rama?! U përpoq gjithë kohën me fushata negative dhe dështoi, ai që drejtonte fushatat e Ramës ishte gjeniu i fushatave negative”.

Sali Berisha tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me Lulzim Bashën që prej ditës së enjte, kur u shpall vendimi për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

I pyetur nëse është i gatshëm të takohet me kreun e PD-së, Berisha e ftoi Bashën që të shkojë në takimet e tij me aktivistët dhe simpatizantët e PD-së.

“Për çfarë do takohemi?! Që kur ka dalë ky vendim, unë operoj me element të paktë. Jam njeriu që në SHBA të njoh 4 ish-presidentë, t’i takoj t’i pres, ose të më presin. Unë nuk kam kërkuar në mënyrë absolute asnjë ndihmë. E ftoj të vij në takime aktivistët, simptizantët e PD-së, jam i hapur. Kur të dojë, si të dojë. Berisha po bën gjithçka për të shpëtuar PD-në, që të mos zvogëlohet, të mos përçahet”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh kundër një ideje për debat publik me Bashën, duke vënë në dukje se bëhet fjalë për një çështje partiake.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.