E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryetari i KQZ: Kolegji Zgjedhor nuk ka tagër për ta shqyrtuar Dekretin e Presidentit
Politikë

Ish-kryetari i KQZ: Kolegji Zgjedhor nuk ka tagër për ta shqyrtuar Dekretin e Presidentit

Ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume ka reaguar lidhur e situatën politike në vend dhe vendimin e Presidentit Ilir Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve.

Ai shprehet ndër të tjera se “Kolegji Zgjedhor është gjykata speciale e cila ka për detyrë të trajtojë çdo ankesë apo padi që bëhet, dhe këtë e theksoj, vetëm nga vendimet që merren nga KQZ dhe vetëm për ato. Në raport me Dekretin e Presidentit ata nuk kane tagër për ta shqyrtuar atë, madje atë”.

“Partia Uniteti Kombëtar ka kërkuar tërheqjen e kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale, bazuar mbi dekretin e Presidentit për aq kohë sa ky dekret është botuar në Fletoren Zyrtare duke qene se ata e vleresojne te tille kane kerkuar të çrregjistrohen.

KQZ, e cila nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me dekretin e presidentit, ndaj nuk ka mundësi asnjë subjekt që të ankohet për dekretin e tij. KQZ nuk ka marrë vendim vetëm sa ka diskutuar. Pra nuk mund të ankohesh dot për një vendim që nuk ekziston.

KQZ kërkesën e ketij subjekti, i cili padit vendimin e KQZ për mos çregjistrim, vendimin nëse e pranon apo jo për tu crregjistruar që do të thotë jane dy mundësitë të mos pranohet kjo kërkesë duke i dhënë të drejtë KQZ dhe duke I dhënë një argument më shumë mazhorancës,  sikurse mund të hedhë poshtë vendimin e KQZ që moralisht bën të pranueshëm dekretin e presidentit si një akt që është në fuqi.

Vendimi i KQZ nuk është një vendim që mund të sjellë një rrjedhojë direkte vazhdimin ligjor ose ndërprerjen ligjore të procesit zgjedhor. Kjo trupë gjykuese nuk mund të gjykojë dekretin e presidentit e madje as që i është kërkuar”, shprehet ai.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.