E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kunati qëlloi 30-vjeçarin pas divorcit me motrën në Milot
Uncategorized

Ish-kunati qëlloi 30-vjeçarin pas divorcit me motrën në Milot

Dyshimet e para: Konflikti pas divorcit, pista kryesore e atentatit me armë në Milot

Një konflikt familjar, që dyshohet se lidhet me një divorc, është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet për sulmin me armë të ndodhur pasditen e së shtunës në Milot.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, përplasja dyshohet se ka nisur pas ndarjes së 30-vjeçarit, i cili ishte shënjestër e sulmit, me motrën e autorit të dyshuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, pranë Urës së Milotit. Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi me inicialet Gj. Gj. dyshohet se ka ndjekur me automjet një mjet tip “Audi”, që drejtohej nga M. J., 30 vjeç, banues në Rubik. Gjatë lëvizjes, ai dyshohet se ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të automjetit.

Pavarësisht të shtënave, 30-vjeçari nuk ka mbetur i plagosur.

Menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në kërkim. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Hetuesit po verifikojnë të gjitha provat e mbledhura deri tani, ndërsa konflikti familjar mbetet pista kryesore e hetimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.