E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-mesfushori spanjol arrestohet për trafik droge
Uncategorized

Ish-mesfushori spanjol arrestohet për trafik droge

Shtypi spanjol zbulon se Jonathan Valle, një ish-futbollist 39-vjeçar, u arrestua javën e kaluar si pjesë e një hetimi për trafikun e drogës. Në operacionin “Zjarri” u ndaluan edhe 10 persona të tjerë.

Policia ka kontrolluar shtëpinë e ish-mesfushorit, ku ka gjetur peshore precize dhe para. Jonathan Valle do t’i përgjigjet i lirë akuzës.

Autoritetet spanjole besojnë se kanë shkatërruar dy organizata që merreshin me trafikun e drogës. Janë sekuestruar 3.500 doza hashash dhe MDMA (substancë psikotrope), të cilat në treg mund të kapin vlerën e rreth 250 mijë eurove.

Jonathan Valle, mbani mend, ishte trajnuar te Racing Santander dhe gjithmonë luante në Spanjë, pasi kishte luajtur për klube të nivelit të dytë si Málaga, Leganés, Lugo dhe Bragantiños. Ai ishte ndërkombëtar në nivelet e të rinjve, deri në moshën nën 21 vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.