E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri i Jashtëm : Pa Kosovën, Shqipëria do te ishte një humbëse absolute në garën e Mini – Shengenit Ballkanik
Politikë

Ish-ministri i Jashtëm : Pa Kosovën, Shqipëria do te ishte një humbëse absolute në garën e Mini – Shengenit Ballkanik

Kështu mendon ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, sipas të cilit vendet e tjera të Ballkanit që janë përfshirë në këtë nismë, kanë ekonomi të integruar midis tyre që nga periudha e ish-Jugosllavisë.

Reagimi i plotë i Panaritit:

Sepse, vendet sllave Serbi, Mal i Zi, Maqedoni dhe Bosnje, kanë qenë pjese e nje ekonomie dhe tregu perbashket ne ish-Jugosllavi. Me rikrijim te ketyre hapesirave, por kete here vetëm me Shqipërinë brenda (pa Kosovën),avantazhet konkuruese te tyre do të ishin dermuese per ekonomite e Shqipërisë dhe Kosovës.

Pasojat per dy vendet shqiptare do të ishin :  1.Papunesi masive, sepse me heqjen e barrierave eshte me lire te importosh nga ta, se sa te prodhosh vete . 2. Fiksim i cmimeve me marreveshje pan – sllave, gje qe do ti kthente vendet tona ne kosh per prodhimet e tyre. 3.Cenim sovraniteti, sepse nga pikëpamja strategjike duke qenë se do të vareshim nga prodhimet e tyre, do te ishim nen presion te forte politik dhe ekonomik, nese tregtia bllokohet nga ta per çfarë do sebepi . 4. Bizneset shqiptare do të falimentonin sepse do të zhdukeshin barrierat dhe stimujt fiskale nga qeverite tona. Ose ata do të ekzistonin vetëm si zgjatim i bizneseve sllave. 5. Veshtiresi per mbledhje taksash nga dy shtetet tona , sepse meqenese selite e bizneseve do te spostohen ne ish Jugosllavi, kompanitë do te zhvillonin strategji per devijim fiskal… Shqiperia dhe Kosova, kanë vetem nje mundesi, te krijojnë Shengenin midis tyre, per te trokitur me dinjitet ne porten e Evropës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.