E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish ministri: Imagjinoni, nesër kundërshtarët e Bosit …
Uncategorized

Ish ministri: Imagjinoni, nesër kundërshtarët e Bosit …

Ish ministri Ylli Manjani thotë se qeveria nxjerr nga burgu pa vendim gjykate dhe pa një ligj për amnisti qytetarët e dënuar, masë e marrë në kuadër të krizës nga koronavirusi.

Sipas Manjanit, “imagjinoni ç’precedent ka çelur. Nesër, kundërshtarët e Bosit, mund të bëjnë të njëjtën gjë por në invers. Dmth nxjerrin një akt normativ për të futur në burg vetë Bosin!!”

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Qeveria vendos të kufizojë liritë e qytetarëve në liri dhe, njëkohësisht u jep liri atyre që gjykata ua ka hequr! (Vendos jo xhanëm, po zbardh urdhërat e Bosit në letër).

I hapi burgjet pa vendim gjykate dhe pa një ligj për amnisti, por thjesht me një vendim të marrë jo në një mbledhje të rregullt e zyrtare, për më tepër.

Logjika zhivë fare! Precedenti unik!

Shih kur t’ia “kopjojë Italia” edhe këtë vendim brilant..! Spanja po i vjen vërdallë ta kopjojë më shpejt. Gjermanët po presin damarët na inati që s’u vajti mendja më parë… 😀

Akoma ka shqiptarë që besojnë se hapja e burgjeve është gjë e mirë dhe se kjo ka ndodhur dhe në vende të tjera!!! 😔😔😔

Zaten prandaj dhe Bosi tall trapin me kët vend…

Por imagjinoni ç’precedent ka çelur. Nesër, kundërshtarët e Bosit, mund të bëjnë të njëjtën gjë por në invers. Dmth nxjerrin një akt normativ për të futur në burg vetë Bosin!!

Larg qoftë, por e mundshme është me precedentin fantastiko-shkencor që ka hapur tashmë…

manja

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.