Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar debatin për një plan sekret për të djegur Parlamentin e Shqipërisë gjatë protestave të opozitës në qershor.
Manjani në një postim në Facebook shkruan se Parlamenti është vetë i djegur dhe i përvëluar.
Sipas tij, të gjitha ligjet që ka miratuar Parlamenti janë kundër kushtetutës.
Madje ai e ka quajtur si idiotësi krahasimin me djegien e Parlamentit shqiptar si Reichstag gjerman.
“Do digjej Parlamenti?! Po i djegur dhe i përvëluar është! A e keni parë se çka brenda?!
120 copa mishi me nga dy sy secili. Mungojnë edhe 20 të tillë. Por punë e madhe! Nuk ndryshon asgjë.
Po medemek-ligjet që bën a ja keni lexuar? Të gjitha kundër Kushtetutës.
Faqe e zezë! Blozë fare! Blozë e dalë nga një zjarr i përhershëm me shumë tym të zi.
Ç’ka mbetur për t’u djegur më? Veç godina. Aty mund të bëhej një pallat i mirë në fakt. Parlamentin e vënë në bodrum… Krahasimi me djegien e Reichstag është idiotësi. Hitleri duhet të digjte diçka që se merrte dot ndryshe. Pra e dogji që ta sundonte.
Rama e ka në xhep atë palo Parlament dhe bën ç’të dojë me të. Dmth e sundon dhe pastaj e djeg me zjarr tymues. Pra e keqja ka ndodhur, nuk ka kuptim të themi që “do vinte” apo “po vjen”…”, ka thënë ai.



