E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri Manjani: Vetting politikanëve dakord, por më i rëndësishëm është …
Uncategorized

Ish-ministri Manjani: Vetting politikanëve dakord, por më i rëndësishëm është …

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e sot të opozitës për vetingun e politikaneve.

Në një shenim në rrjetein social Facebook, ai shkruan se ‘pa dyshim, pastërtia e figurës së zyrtarit publik e politik është e rëndësishme, por më i rëndësishëm është vendosja e një sistemi politik dhe zgjedhor konkurrues. Se mund të kemi njerëz ‘të pastër’ pas vetting-ut, por sistemi i bën njësoj pis…’

Ja shënimi i Ylli Manjanit në Facebook:

Propozim:
———
Vetting për politikanët?!

Plotësisht dakort!

Pa dyshim, pastërtia e figurës së zyrtarit publik e politik është e rëndësishme. Kështu mund të rritet besimi i njerëzve tek shteti dhe politika.

Por më i rëndësishëm është vendosja e një sistemi politik dhe zgjedhor konkurrues. Se mund të kemi njerëz “të pastër” pas vetting-ut, por sistemi i bën njësoj pis…

Ndaj insistoj që një sistem zgjedhor Proporcional Kombëtar është zgjidhja e krizës së demokracisë në vend!

Arroganca e pushtetit politik, në fillim vjen nga vota me vullnet të devijuar. Pastaj vijnë paratë dhe “të fortët”. Këto të fundit janë “mjeti”…

Duhet të vendosim demokracinë në rend të ditës! Stabiliteti na çoi në këtë derexhe…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.