E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ISH-MINISTRI SOCIALIST Arben Malaj, DËRGON NË GJYKATË VELIAJN
Politikë

ISH-MINISTRI SOCIALIST Arben Malaj, DËRGON NË GJYKATË VELIAJN

“Veliajt shtepite e drurit i duken pallate apo gradacela dhe gradacelat i duken kioska’.

Kështu shkruan ish-ministri socialist Arben Malaj në një reagim ndaj akuzave të ngritura nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili deklaroi se ish-ministri dhe vëllai i tij Basri Malaj i vënë gjoba nga televizionet se nuk i dha leje për ndërtimin e një pallati, pasi ishte kundër ligjit.

Në një postim në Facebook, Malaj deklaron se do të dërgojë në gjykatë Veliajn për shpifje, pasi pretendon se vëllai i tij nuk e ka takuar asnjëherë kryebashkiakun e Tiranës dhe nuk i ka kërkuar leje për ndërtimin e një pallati, por të një shtëpie provizore prej druri.

‘1.Vellai im nuk e ka takuar kurre drejtperdrejte Veliajn, as i ka telefonuar dhe as i ka shkruar sms, i ka derguar vetem nje kerkese qe eshte publike. Pra kjo eshte shpifje dhe ballafaqimi midis tyre do te jete ne gjyq. 2. Ne shkrese nuk ka asnje kerkese per pallat, por Veliaj eshte verbuar aq shume sa shtepite provizore te drurit qe i ka kerkuar me shkrese zyrtare vellai im i duket gradacela dhe gradacelatt qe i zene frymen banoreve te Tiranes i duken kioska 3, Banoret e zones dhe vellai im kurre nuk i kane kerkuar leje per ndertim te perhershem por i kane kerkuar qe kur te behet ndryshimi planit te rregullimit te mbaj parasysh mundesine e ndryshimti te destinacionit , pa ndryshuar koeficentet e e vogel te ndertimit. 4. Qe ne Tirane vepron nje bande e tokave per kete flitet kudo, qe pronareve te tokavenuk u jepet leje deri disa te forte i blejne lire dhe pastaj fillojne e ndertojne kjo dihet,, Sa dhe si bashkia e Tiranes eshte pjese e kesaj mafie, kjo eshte detyre imediate e Prokurorise se Pergjithshme te Republikes se Shqiperise.
5. Veliaj po e ndjen “vdekjen e tij politike” per shkak te arrogances dhe babezise, Ky nuk eshte faji im. Ky eshte rezultati i karrieres se tij te nisur me shpifje kunder kujtdo qe e pengonte sado pak ne karrieren e tij.
Dite te mbare,
Arbeni’, shkruan ish-ministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.