Ish-presidenti tregon ç’po ndodh me negociatat: Vendet kryesore të BE-se sinjale negative…
Ish-presidenti Bujar Nishani shkruan sot me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, se “vendet kryesore evropiane kanë nisur sinjalet e para se Shqipëria nuk do ketë një datë përfundimtare për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian deri në plotësimin e disa kushteve”.
Postimi i NishanitTë dashur miq, vendet kryesore evropiane kanë nisur sinjalet e para se Shqipëria nuk do ketë një datë përfundimtare për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian deri në plotësimin e disa kushteve.
Arsyet ; banditizmi dhe korrupsioni, droga dhe kriminalizimi institucioneve te shtetit, blerja e zgjedhjeve dhe vrasja e shpresës, ikjet masive nga vendi dhe kontrolli i të gjitha pushteteve nga një njeri i vetëm, kufij të shqyer dhe aleanca të dyshimta, varfërimi i popullit dhe grabitjet e pasurive publike nga oligarkët e pushtetit, shqiptarët e zakonshëm që mbyllin bisneset e tyre dhe bosët mafiozë që pastrojnë në kulla paratë e narkotikëve, spitale mizerabēl dhe shkolla në degradim, rrugë që shkatërrohen në vend që të ndërtohen, propagandë hipokritësh si në vitet ‘70, etj., etj.,.
Përgjegjësit e kësaj katrahure po na izolojnë përsëri nga bota e qytetëruar, e civilizuar dhe e lirë !!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



