E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishte koha kur mafia i vriste komisarët e policisë….
Sot

Ishte koha kur mafia i vriste komisarët e policisë….

Artan Hoxha

Çdo 7 gusht është gjithnje nje dite e trishtuar per mua…
Eshte nje date qe me kujton vazhdimisht BURRAT, ata BURRA të vërtetë, që sakrifikuan edhe jetën, për këtë vend.
Dhe nuk janë dëshmorë të shekullit të kaluar!Janë heronjtë tanë, ku dëshmitarë të humbjes së jetëve të tyre heroike, jemi vetë.

Me 7 gusht 2003, nderroi jete duke luftuar me vdekjen, “Deshmori i Atdheut”, Kolonel Gani Malushi.


I plagosur nje dite me pare ne nje atentat tipik mafioz, te organizuar vetem 100 metra prane drejtorise se policise Durres, Shefi i komisariatit te Krujes, kolonjari 50 vjeçar Gani Malushi, nuk i mbijetoi bresherise se kallashnikovit…

Me 7 gusht 2009, po ne qytetin e Durresit, ne nje operacion policor te skuadres se operacioneve speciale, per te arrestuar Dritan Dajtin, mbeten te vrare 4 oficere policie, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, tashme “Deshmore te Atdheut”…

Nderim dhe krenari per ju, “Deshmore te Atdheut”…
Sakrifica juaj, hijeshon Varrezat e “Deshmoreve te Kombit”….

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.