JA Ç’FAR PRES NGA LIDERI I OPOZITËS!
Agim Picaku
Situata politike,ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri është në një cak të tillë të pashpresë saqë mund ta quash me plot gojën tragjike.Shteti është çmendur nga dalja totalisht jashtë kontrollit e asaj që quhet qeverisje institucionale dhe kushtetuese.
Opozita është e përgjumur,e përçarë dhe e determinuar nga grupet e interesit të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me interesat e demokracisë e ato publike.Persona karrieristë,të inkriminuar e të korruptuar elementë të së djeshmes që i sollën PD-së humbjen më të rëndë në tre dekadat e fundit,po përpiqen në mënyrë të ethshme e jo pa sukses të qëndrojnë mbi ujë e të jenë përsëri protagonistë të pushtetit të mesëm e të privilegjeve të tyre.
Lideri i Opozitës ka një barrë të rëndë dhe e pret një mision i vështirë.Ai duhet të tregojë guxim,kurajo politike dhe vizion në bashkimin e ringritjen e PD-së,si dhe në flakjen jashtë forumeve e strukturave të saj të elementeve karrieristë,dallaverexhinj e burokratë të cilët kanë siguruar favore drastike e privilegje të mëdha në kurriz të mijëra demokratëve të ndershëm,idealistë e mbështetës besnikë e të kurdohershëm të partisë më të madhe të Opozitës!
Z.Basha duhet të ua kthejë më në fund PD-në demokratëve të vërtetë,dhjetoristëve,të persekutuarve të regjimit komunist,sindikalistëve e shoqërisë civile,botës akademike dhe intelektualëve që përfaqësojnë mendimin progresist dhe vizionin perendimorë.Z.Basha duhet ta bëje këtë për vetë historinë dhe ideologjinë që përfaqëson kjo parti si parti e parë antikomuniste dhe pro perendimore e Shqipërisë.
Në demokraci nuk ekziston kulti i individit,por nga ana tjetër është mjaft i rëndësishëm roli i një lideri partiak,i cili me vizionin e tij mund të transformojë në mënyrë vendimtare vizionin e djathtë politik dhe me marrjen e pushtetit e vetë fatet e vendit.Unë pres nga Z.Basha në radhë të parë një ndryshim rrënjësorë në lidershipin politik dhe në strukturat e PD-së në të gjithë teritorin e Republikës së Shqipërisë.Humbja dhe rënia drastike e elektoratit dhe mbështetësve të PD-së e ka një ekip përgjegjës në qendër dhe në bazë.Gjendja ka arritur në një shkallë të tillë saqë në disa qarqe të vendit PD-ja ekziston vetëm formalisht,dhe kjo situatë duhet të korigjohet me shpejtësi për të shmangur një tjetër humbje në zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare.
Një humbje tjetër e PD-së nuk mund të justifikohet me asgjë,as me prapësitë e pushtetit dhe as me mëkatarët në radhët e opozitës!Eshtë kjo arësyeja që Z.Basha duhet të mbledhë rreth vetes një grup ekspertësh të aftë për të ndërtuar në detaje një program politik dhe ekonomik,real e të besueshëm jo vetëm për demokratët,por edhe për qindra e mijëra votues shqiptar të zhgënjyer nga qeverisja e mbrapshtë dhe banditeske e Rilindjes,të cilët presin një alternativë të besueshme politike përtej interesave partiake e ideologjike,një alternativë që ta shpëtojë Shqipërinë nga katastrofa ku është zhytur në këto vite.
Nuk besoj që do të na vijë shpëtimi nga Baba Tomorri,nga Kisha e Shna Noit e vende të tjera të shejnta!Poeti i madh At Gjergj Fishta është shprehur aq bukur në “Lahutën e Malcisë” ku shkruan :
Po ti luaj Nafaka luaj
Ka pas thanë ai burrë i huaj
Se po s’luajte kamë e dorë
S’të nimon Zoti as i Shënkollë…!
*Njësia Bashkiake Nr 2 Tiranë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



