Ka ardhur sezoni i dhuratave! Ndërkohë që të gjithë po përgatisin diçka të veçantë për personat e dashur, miqtë apo punonjësit, pallati i Kembrixhit na ka treguar surprizat e mbretëreshës Elizabeth.
Nëse të gjithë mendojnë se do marrin bonus, nuk është e vërtetë. Sipas faqes zyrtare të pallatit mbretëror, mbretëresha do ti japë 1500 punonjësve të saj një pudding krishtlindjesh, traditë nga gjyshi i saj George V.
Së bashku me të, ata do marrin dhe një kartë mirënjohje nga mbretëresha dhe duka i Edinburghut. Anëtarët më të vjetër të stafit do të kenë dhe disa para si dhuratë.



