E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja kush është aktori shqiptar që po çmend vajzat në Amerikë!
Uncategorized

Ja kush është aktori shqiptar që po çmend vajzat në Amerikë!

Shqipëria krenohet me shumë aktorë e këngëtarë që karrierën e tyre e vazhdojnë përtej oqeanit ku kanë arritur të bëhen të njohur e të famshëm, ndër emrat më në zë është aktori simpatik nga Shkodra Niko Pepaj.

Niko ka luajtur në disa filma amerikanë si: “How to Get Away With Murder”, “Awkward”, “Bosch”, “Web Atlas”, “Daytime Divas” etj.

Ai ka lindur në Shkodër, por është rritur në Detroit, Michigan. Në moshën 14 vjeç, Niko u zhvendos në San Diego, Kaliforni ku në vitin 2009 u diplomua në “Canyon Crest Academy”.

Pas shkollës Niko u shpërngul në Los Angeles ku filloi karrierën si model duke u bërë imazh i shumë reklamave.

26-vjeçari ka qenë gjithashtu protagonist në klipin e Selena Gomez “A year without rain”.

Niko ka luajtur rol kryesor në filmin “My Super Psycho Sweet 16”, më pas mori famë me rolin në serialin “Bunheads”, “How to Get Away With Murder” etj. Roli i tij i fundit ishte në serialin “Daytime Divas”.

Niko ka një tatuazh me shqiponjë në krahë ndërsa shpeshherë në Instagramin e tij poston imazhe ku tregon se ndihet krenar që është shqiptar.

Me pamjen e tij super seksi, Niko ka bërë për vete shumë fanse femra ndërsa në Instagram numëron mbi 50 mijë ndjekës.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.