E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
JA KUSH ËSHTË E PARA GRUA NË HISTORI QË DO DREJTOJË CIA, GINA HASPEL
Sot

JA KUSH ËSHTË E PARA GRUA NË HISTORI QË DO DREJTOJË CIA, GINA HASPEL

Av Altin Goxhaj

JA KUSH ËSHTË E PARA GRUA NË HISTORI QË DO DREJTOJË CIA, GINA HASPEL dhe që do lexojë edhe Peticionin tonë kundër Soros ?

Kush është Shefja e re e CIA? Gina Haspel! Nëse keni pa filma me superagjente të CIA që kapin terrorista kjo ua kalon edhe personazheve! Një agjente veterane 62 vjeçe që u fut në CIA në kohën e Luftës së Ftohtë në 1985 kur ishte 29 vjeçe dhe karriera e saj ishte e paparë në vijën e parë të frontit si agjente e fshehtë duke punuar në Evropën Qëndrore, Turqi dhe Azinë Qëndrore dhe duke drejtuar “stacionet” dhe operacionet më delikate të CIAs! Ka punuar si Zëvendës Drejtor i Shërbimit Kombëtar Klandestine, Zëvendës Drejtor i Shërbimit Kombëtar Klandestin për Inteligjencën e Huaj dhe Veprimin e fshehtë dhe Shefe e Shtabit për Drejtorin e Shërbimit Kombëtar Klandestin.
Në vitin 2013, John Brennan, atëherë drejtori i Inteligjencës Qendrore, e emëroi Haspelin si Drejtore e Shërbimit Kombëtar Klandestin, i cili kryen operacione të fshehta anembanë globit. Megjithatë, ajo nuk u emërua në pozitë të përhershme për shkak të sulmit nga demokratët që e akuzonin si shumë të ashpër në marrjen në pyetje të terroristëve!

Donald Trump e emëroi në 2017 si Zv.Drejtore të CIAs ku Drejtor u emërua Mike Pompeo!
Haspel ka marrë shumë medalje për punën e saj të shkëlqyerpërfshi edhe medaljen George H. W. Bush Award për punë të shkëlqyer kundër Terrorizmit, medaljen Donovan Award, Medaljen e Meritave të CIAs, apo dhe medaljen Presidential Rank Award.
Konsiderohet nga të gjithë ish drejtorët e CIA si një rast i ekselencës dhe me nivel inteligjence dhe drejtimi e jashtëzakonshme dhe e shkëlqyer!
Hina Haspel është e para Drejtore e CIAs në historinë e SHBA dhe këtë e bëri të mundur ai që akuzohet nga LGBQtë dhe demokratëtë e sorosit si seksist dmth President Donald J. Trump ? Natyrisht që sot të gjitha feministat liberale po e shajnë me libër shpije Ginën ndërkohë që në një univers paralel feministet do duhej të duartrokisnin Ginën dhe këtë emërim që është demostrimi më i saktë se çfarë qëndrimi kanë ndaj roleve gjinore si Trump ashtu dhe Republikanët dhe çfarë hipokrizie përfaqësojnë feministet e sorosit ?
Ja pra, ky o Trump dhe këto janë emërimet e tij ?
God Bless America! Save as from Soros!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.