Ja kush i bëri bashkë çiftin Meta e Haradinaj në Prishtinë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika kryemadhi, e cila sot drejton LSI-në, kanë lënë mënjanë politikën mbrëmjen e sotme dhe janë bërë pjesë e dasmës së dy të rinjve në Kosovë.
Ka qenë Kryemadhi e cila ka postuar foto nga dasma, ku siç shihet çifti Meta, ka qenë i ulur në tavolinë bashkë me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn dhe bashkëshorten e tij.
Gjithashtu në këtë festë Metën dhe kryemadhin i ka shoqëruar dhe vajza e tyre.
Ja postimi i Kryemadhit:
Hana dhe Bini sot martohen ????????????????????dhe jeta e tyre do të ndryshojë. ???? Ata zgjodhën të jetojnë të lumtur përgjithmonë.
Zoti i bekoftë! ????????????????????????

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


