Ja që në parlament nuk ka vetëm batakçinj
Mentor Kikia
Agron Shehaj, është nga ata anëtarë të parlamentit, që është bërë i pasur para se të bëhet deputet. Dhe pasurinë e ka vënë me punë. Të paktën deri tani askush nuk ka mundur të thotë se ka zhvilluar aktivitete të paligjshme. Shumë prej kolëgevë të tij u gajasën kur ai foli për herë të parë në parlament. Por ky njeri meriton respektin e të gjithëve, edhe të atyre që hiqen si oratorë të kulluar.
Ai vendosi që pagën e tij prej deputeti, deri në fund të mandatit, tua dhurojë 6 vajzave jetime nga Kukësi. Jemi mësuar vetëm me lajme të zeza nga ajo sallë, ku për hir të së vërtetës, i kanë ardhur edhe të gjitha të zezat Shqipërisë. Por ja që ka edhe njerëz që meritojnë vërtet mirënjohjen e të gjithëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



