Ja sekretet e vërteta të një martese të lumtur: flet çifti që festoi 61 vjet martesë
Ja sekretet e vërteta të një martese të lumtur (flet çifti që festoi 61 vjet martesë dhe nuk ishte e lehtë)
Për Arlin dhe Marlene Berry, ishte dashuria në shikim të parë
Megjithëse dashuria e Arlin dhe Marlene është e dukshme sot, nuk ishte gjithmonë e bukur. Një divorc, rimartesë, pesë fëmijë dhe 61 vjet punë dhe sakrificë tregojnë historinë e dashurisë që qëndron. Ndërsa njerëzit thonë se më shumë se 50 për qind e martesave në Amerikë dështojnë, martesat që durojnë nuk janë vetëm të mundshme, por edhe ja vlejnë sakrificën.
“Ata nuk janë perfekte, por gjithmonë kanë falur njëri-tjetrin për hir të lumturisë së tyre dhe lumturinë e familjes së tyre”, tha vajza e tyre.
Pas takimit gjatë shkollës së mesme, Arlin dhe Marlene u martuan në moshën 17 dhe 19. Martesa e re u përplas me presionet financiare dhe emocionale. Pas katër vitesh martese dhe lindjes së tre djemve, ata u divorcuan. Marlene mori tre djemtë e saj nën moshën katër vjeçare dhe la qytetin e saj për të studiuar art. Arlin po punonte në ndërtimin e rrugëve në Las Vegas, dhe të dy nuk po ia dilnin të ecnin përpara për jetën.
Ndërsa Arlin rrëfen “Po punoja një ditë, kur e ndjeva këtë gjë që smë linte të qetë” tha ai. “E dija se çfarë duhej të bëja, telefonova Marlenen dhe e pyeta nëse mund të kthehesha”. Ajo tha po, por me kushte. Ky moment i rëndësishëm në të cilin Arlin gëlltiti krenarinë e tij për të kërkuar falje, dhe Marlene vendosi të falë, mbolli farat e një trashëgimi të fuqishme. Në vitet që pasuan dy të rinjtë u rimartuan dhe sypatrembur luftuan për ambiciet e tyre në jetë. Në vitet në vijim u lindën dy vajzaa të tjera, duke e çuar në shtatë numrin e pjestarëve të familjes.
“Të jesh në gjendje të punosh së bashku dhe të shpërfillësh dobësitë e njëri-tjetrit ka qenë baza e dashurisë ” tha Arlin. Ai tha se sekreti i dashurisë së qëndrueshme është aftësia e faljes dhe aftësia për të punuar së bashku fort. Ju duhet të duroni jetën së bashku për të pasur dashuri të qëndrueshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


